Telegrafi

Gjykata Ndërkombëtare Penale pranon dëshmitë e 38 shteteve rreth mizorive ruse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera i kanë referuar mizoritë në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Kjo shënon referimin më të madh në historinë e GJNP-së dhe do të përshpejtojë hetimin e krimeve të mundshme të luftës brenda Ukrainës.

Sipas rregullave të GJNP-së, një referim i tillë nga shtetet anëtare do të thotë që prokurori nuk duhet të marrë miratimin e gjyqtarëve të GJNP-së përpara se të hapë një hetim, duke përshpejtuar procesin.

“Rusia po përdor forcë pa dallim kundër civilëve të pafajshëm në pushtimin e saj të paligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës. Regjimi i Putinit duhet të mbahet përgjegjës”, ka shkruar në Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për kryerje të “krimeve të luftës”.

Ndryshe, prokurori i GJNP-së tashmë është duke hetuar këtë çështje. /Telegrafi/