Telegrafi

Gjykata Supreme aprovon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës

Gjykata Supreme ka marr vendim që të aprovojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë për Telegrafin se është aprovuar ankesa e tyre nga Gjykata Supreme.

Lexo po ashtu Gjykata Supreme ende pa vendim për ankesën e LVV-së lidhur me numërimin e 1806 votave të diasporës

“Po është aprovuar ankesa jonë për numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës. Besoj që sonte mund të nis verifikimi e pastaj numërimi”, ka thënë ai.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje dje në orën 11:00 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për numërimin e këtyre fletëvotimeve.
Për këto 1806 fletëvotime, Vetëvendosje ishte ankuar edhe në PZAP, mirëpo kjo e fundit ka refuzuar ankesën e LVV-së për numërimin e këtyre fletëvotimeve./Telegrafi/