Site icon Telegrafi

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja

Deputeti Jurgis Çyrbja sot në SPAK

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Të hënën, Prokuroria e Posaçme dha detaje të hollësishme mbi akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste. Sipas SPAK, në këmbim të votave në zonë, Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij shkruan A2 CNN.

“Ka rezultuar se personi nën hetim J. Ç., në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka pasur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim A. H., i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. I hetuari J.Ç., për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.H., duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”, thotë SPAK.

Exit mobile version