Telegrafi

Gjykata e Apelit lë në burg Altin Çokun

Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për qëndrimin në qeli të Altin Çokut, të akuzuar për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”.

Çoku u arrestua pasi në muajin shkurt, një vajzë së cilës ai i kishte postuar një foto intime në rrjetet sociale, kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni.

Lexo po ashtu Gjykata e lë në burg, Altin Çoku: Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, foton nuk e nxora unë

Sipas hetimeve, nga këqyrja e telefonit ka rezultuar që viktima me iniciale S.A, ka pasur komunikime në rrjete sociale me personin Çokun në lidhje me fotografinë e viktimës me personin nën hetim, e cila ishte publikuar në rrjetin social.

Çoku ishte një personazh i rrjeteve sociale, kryesisht TikTok, ku në njërën prej tyre mburrej se edhe po të arrestohej, do të mund të dilte shumë shpejt nga burgu, për shkak se kishte dokumente qe vërtetonin se ishte me probleme shëndetësore. Por me sa duket, Gjykata nuk është bindur për këtë. /Telegrafi/