Mjekët nuk reshtin së përsërituri rëndësinë e gjumit për mirëqenien tonë fizike dhe mendore.
Shumë studime konfirmojnë se trupi ka nevojë për të paktën shtatë orë gjumë në ditë që të rimëkëmbet dhe forcohet.
Në fakt, një prej këtyre studimeve thotë shprehimisht se njerëzit që flenë pak, janë katër herë më të rrezikuar nga ftohja në krahasim me njerëzit që flenë sa duhet.
Mungesa e gjumit shton rrezikun e virozave
Në një studim të fundit mjekësor, morën pjesë 164 njerëz, të prekur nga gripi. Shkencëtarët mbikqyrën ndikimin e faktorëve të ndryshëm në aftësinë e trupit për të mposhtur sëmundjen.
Rezultatet konfirmuan se pjesëmarrësit që flinin më pak se gjashtë orë në natë ishin katër herë më rëndë me gripin, në krahasim me ata që flinin 7-8 orë.
Për më tepër, njerëzit që flinin më pak se pesë orë në ditë ishin shumë herë më të rrezikuar nga sëmundja.
Mjekët nënvizojnë se gjumi ka një ndikim shumë të fortë dhe të painjorueshëm në organizëm – transmeton Agroweb.org.
Gjithçka shkon përtej ndjesisë së irritimit që të le mungesa e gjumit. Shëndeti fizik dhe ai mendor preket fort nga gjumi apo mungesa e tij.
Virozat në qarkullim
Virozat janë gjithë kohën në qarkullim dhe i kemi gjithë kohën pranë.
Viruset janë te doreza e derës, te kompjuteri, celulari që keni në dorë e në shumë vende dhe pajisje të tjera.
Po atëherë si mundet që jo gjithmonë na kaplon ftohja?
Ekspertët pranojnë se ndonëse njeriu është gjithë kohën i ekspozuar ndaj viruseve, nuk sëmuret gjithmonë.
Kjo ndodh sepse sistemi imunitar bën punë kryesore për të luftuar sëmundjet.
Por ky sistem mbrojtës ka nevojë për pushim, dhe atë e merr vetëm nëpërmjet gjumit.