Telegrafi

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Podujevë

Foto: Arkiv

Mëngjesin e hershëm të së enjtes në fshatin Sfeçël të Podujevës janë raportuar gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, thotë për Telegrafin se në këtë incident asnjë person nuk është lënduar.

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës”.

Sipas Ahmetit rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka deklaruar ajo./Telegrafi/