Site icon Telegrafi

Gjuan me armë në drejtim të një veture në Pejë, arrestohet i dyshuari për “vrasje në tentativë”

Një person është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”, në Pejë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin  e Pejës bëhet e ditur se më datë 28 korrik 2023 rreth orës 06:10, policia ka dёgjuar disa tё shtёna me armё zjarri nё rrugën “Adem Jashari” nё Pejё.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs tё cilёs i ka shkaktuar dёme materiale.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, nga patrulla Policore ёshtё vërejtur njё veturё me targa vendore e cila ishte duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes, tё cilës iu ёshtё vёnё pas patrulla policore, dhe pas njё kohe tё shkurtёr ёshtё arritur tё ndalohet dhe tё arrestohet personi i dyshuar:

D.F, i lindur me 1992 mashkull/Kosovar. I dyshuari kishte shtёnё nё drejtim tё veturёs me targa vendore pronë e viktimёs, tё cilёs i ka shkaktuar dёmё materiale, por viktima fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime”, thuhet në njoftim.

Po ashtu nga njësitet policore pas njё hetimi tё shkurtër kanё arritur ta gjejё edhe armёn e cila dyshohet se ёshtё përdorur ne kёtё rast: njё Armë (pistoletё) VZOR 50 cal: 7.75, njё karikator i sё njëjtës armë dhe tetё gëzhoja.

Tё njëjtat janё sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё. /Telegrafi/

Exit mobile version