Roma duket se do të mbetet edhe pa një yll të skuadrës.
Sulmuesi turk, Cengiz Under po shkëlqen me fanellën verdh e kuqe në dy vitet e fundit.
E kjo ka bërë që ai të përfundojë në shënjestër të skuadrave të mëdha evropiane.
Calciomercato ka raportuar se është shtuar numri i ekipeve që e duan yllin turk.
Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Manchester City janë tri skuadrat tjera angleze që e duan lojtari.
Më parë interesim për të kishin shfaqur edhe Chelsea, Arsenal dhe Man Utd.
Gjithsesi për sulmuesin këmbëshpejtë në konsiderim vije edhe kalimi në Bundesliga me Bayernin dhe Dortmundin që po e monitorojnë situatën e tij.
Në anën tjetër Roma është duke biseduar me agjentin e lojtarit për një kontratë të re.
Giallorosët po mendojnë t’i ofrojnë rritje page dhe t’i vendosin një klauzolë mbi 70 milionë euro.
Under këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime me fanellën e Romës. /Telegrafi/