Malet me dëborë në Davos të Zvicër janë vizituar nga rreth tre mijë udhëheqës të biznesit, politikës dhe kulturës nga e gjithë bota. Ata u mblodhën për 14 vjetorin e Forumit Ekonomik Botëror, një konferencë katër-ditore me profil të lartë ku zhvillohen diskutime rreth çështjeve më të fundit botërore.
Në vitin 2018, tema kryesore ishte “Udhëheqja përgjegjëse dhe e besueshme”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bëri paraqitjen e tij të parë në konferencë, duke dhënë vërejtje që ishin duke hyrë në një luftë tregtare që ndihmoi në përcaktimin e dinamikës ekonomike dhe të tregut të vitit 2018.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin më syrin ndaj praktikave të padrejta ekonomike duke përfshirë vjedhjen masive të pronës intelektuale, subvencionet industriale dhe planifikimin ekonomik të drejtuar nga shteti”, kishte thënë Trump.
Tema kryesore në Davos këtë vit ishte “Globalizimi 4.0: Formimi i një arkitekture të re në Epokën e Revolucionit të Katërt Industrial”, përcjell Telegrafi.
Raporti Botëror i Rreziqeve, një studim i pothuajse 1,000 liderëve nga sektorë të ndryshëm, tregon se 9 nga 10 të anketuar priten këtë vit të ketë më shumë konfrontime ekonomike dhe politike midis fuqive të mëdha.
“Rreziqet botërore po intensifikohen, por vullneti kolektiv për të trajtuar ato duket se mungon”, vuri në dukje raporti.
Trump dhe delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk morën pjesë në këtë Forum, pasi administrata e tij vazhdon të luftojë me mbylljen e qeverisë më të gjatë në historinë e vendit.
“Duke marrë parasysh që 800 mijë punëtorë amerikanë që nuk marrin pagë dhe për të siguruar që ekipi i tij të mund të ndihmojë sipas nevojës, Presidenti Trump ka anuluar udhëtimin e Delegacionit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës”, kishte thënë zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
I pranishëm ishte bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili mori pjesë në një panel mbi risitë financiare për shëndetin botëror.
Fokusi kryesor i Forumit ishte, siç e lë të kuptohet emri, ekonomia botërore. Këtë vit, kishte shumë për t’u diskutuar. Që nga konferenca e vitit të kaluar, është e sigurt të thuhet se çështjet botërore dhe diplomacia, për të mos përmendur politikën e brendshme, janë përkeqësuar ndjeshëm, përcjell Telegrafi.
Marrëdhëniet tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës mbeten të brishta. SHBA është përballur me mbylljen më të gjatë të qeverisë në historinë e saj, BREXIT është ende një pikëpyetje e madhe, Franca është përballur me protesta të mëdha ekonomike dhe bota është e shqetësuar për një ngadalësim ekonomik. Raporti i sivjetshëm i Rreziqeve Botërore tregoi se udhëheqësit janë të shqetësuar për aftësinë e botës për të punuar së bashku për të luftuar sfidat dhe për të përmbushur qëllimet socio-ekonomike.
Forumi Ekonomik Botëror prej kohësh ka qenë një debat mbi rëndësinë aktuale të konferencës. Disa kritikë pretendojnë se është vetëm një ngjarje e mrekullueshme rrjetëzimi, jo një forum se si ta bëjnë botën një vend më të mirë. Megjithatë, ka pasur disa momente të rëndësishme në këtë Forum.
Deklarata e vitit 1988 në Davos midis Greqisë dhe Turqisë konsiderohet një shenjë e madhe për të dy vendet për të shmangur luftën. Në Davos u zhvillua edhe diskutimi mbi ribashkimin gjerman në vitin 1989 ndërmjet kancelarit gjerman Helmut Kohl dhe udhëheqësve të Gjermanisë Lindore. FW de Klerk dhe Nelson Mandela bënë paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në skenë në vitin 1992, ndërsa në vitin 2001, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates dhanë 100 milionë dollarë për të luftuar SIDA-në. /Telegrafi/