Site icon Telegrafi

Gjithçka nis nga këmbët e Milot Rashicës, përfundon me predhën e Mauro Icardit

Galatasaray po luanë në shtëpi derbin lokal me Besiktasin, ku Milot Rashica ka startuar nga minuta e parë.

“Luanët“ kanë shënuar të parët në minutën e 18 të takimit, ku aksioni nisi nga këmbët e Milot Rashicës.

Anësori i Kosovës rrotullohet në krahë dhe më pas hedh me të majtën një harkim të rrezikshëm në zonë, ku Baris Alper Yilmaz pason me kokë për te Mauro Ikarci, i cili lëshon një “predhë” në portën e Besiktasit për 1-0.

Por 10 minuta më vonë erdhi reagimi i Besiktas, që barazuan ndeshjen me golin e Cenk Tosun.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e fortë, pasi derbi i Stambollit gjithmonë sjell emocione të mëdha. /Telegrafi/

Exit mobile version