Telegrafi

Gjithçka e dakorduar për rikthimin e Lukakut te Interi

Interi shpreson që nënshkrimi i Romelu Lukakut të përfundojë deri në fund të qershorit, sipas Calciomercato.

Skuadra e Serie A dëshiron ta rikthejë sulmuesin në “Giuseppe Meazza” dhe u ka thënë përfaqësuesve të tij se kjo duhet të bëhet brenda një muaji për qëllime tatimore.

Lukaku është i gatshëm që të mbyllë sa më parë rikthimin te Interi, derisa Chelsea është në pajtim të plotë.

Lexo po ashtu Interi i bën presion Chelseat për lirimin e Lukakut në huazim  

Belgu u rikthye te skuadra londineze në verën e kaluara për shifrën rekorde 115 milionë euro, por pa arritur të ketë ndikim.

Kështu, një intervistë e bërë në fillim të këtij viti, shfaqi paknaqësitë e Lukakut me Chelsean, dhe kërkoi rikthimin te zikaltrit.

Andaj, dy klubet janë në pajtim të plotë për lojtarin, derisa duket se do të jetë një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit 2022/23. /Telegrafi/