Berat Gjimshiti këtë edicion ka luajtur në shumicën e ndeshjeve për Atalantën në Serie A.
Mbrojtësi shqiptar ka pasur një formë kryesisht të mirë, derisa ka arritur të shënoj edhe një gol.
E falë formës së mirë të treguar në Serie a, për Gjimshitin interesim ka shfaqur gjiganti turk Besiktas.
Ka qenë portali i njohur turk ‘Fotospor’, që ka shkruar për interesimin e Besiktasit për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi portugez Pepe pritet të largohet nga klubi turk, ndërsa Gjimshiti shihet si zëvendësuesi i tij.
Përfaqësueses së klubit turk kanë udhëtuar drejt Italisë dhe janë takuar me agjentin e lojtarit për të biseduar rreth kushteve të tij.
Megjithatë mbetet të shihet nëse do të mund ta bindin Atalantën për të hequr dorë nga Gjimshiti.
Përveç mbrojtësit shqiptar, Besiktas po interesohet edhe për holandezin e PSV Eindhoven, Nicolas Isimat Mirin. /Telegrafi/