Telegrafi

Gjigantët evropianë në ‘luftë’ për Belottin

TURIN, ITALY - MAY 28: Andrea Belotti of FC Torino celebrates under FC Turin's fans at the end of Serie A match between FC Torino and US Sassuolo at Stadio Olimpico di Torino on May 28, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Mediat britanike raportojnë se Manchester Unitedi dhe Chelsea do të ‘luftojnë’ me Real Madridin për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Gjigantët e La Ligës aktualisht udhëheqin rrugën në garë për sulmuesin e madh italian, i cili ka befasuar sezoneve të fundit me nivelin e tij të lartë.

Por, mediat angleze kanë raportuar se tani Real Madridi do të ketë konkurrencë të fortë për të nënshkruar me sulmuesin e Torinos.

Lexo po ashtu Perez i gatshëm të paguajë klauzolën e Belottit

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë duke mbajtur shënime në 24-vjeçarin Belotti.

Belotti është edhe sulmuesi kryesor i Italisë (Getty Images)

Të dy trajnerët e njohur, ai i Djajve të Kuq dhe ai i Bluve janë të etur për ta transferuar reprezentuesin e Italisë.

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, dhe presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka refuzuar të heq dorë nga kjo klauzolë e tij.

Lexo po ashtu “Belotti nuk vlen 100 milionë euro, aq vlejnë vetëm Messi dhe CR7”

Presidenti i Torinos ka darkuar së fundmi me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, të cilit i ka treguar se nuk e liron sulmuesin nën shumën e klauzolës së largimit.

Ky njoftim ndaj Perezit ka bërë që të kuptohet edhe nga skuadrat angleze se çmimi i Belottit është i palëkundur dhe këtë e ka përjetuar edhe Milani. /Telegrafi/