Site icon Telegrafi

Gjigantët evropianë e duan Coutinhon

Philippe Coutinho (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Philippe Coutinho mund të mos jetë i dëshiruar te Barcelona, por gjigantët evropianë vazhdojnë ta pëlqejnë dhe duan transferimin e tij në verë.

Ish-ylli i Liverpoolit ka përjetuar një sezon të dobët te klubi katalunas, duke pasur mundësi të kufizuara dhe duke luftuar për të gjetur formë të qëndrueshme.

Braziliani u bashkua me ekipin nga Camp Nou vetëm në janar të vitit 2018 për një marrëveshje me vlerë rreth 140 milionë euro, por tani duket se Blaugranët janë gati të shkurtojnë humbjet e tyre dhe ta shesin në verë lojtarin.

Lexo po ashtu Bartomeu paralajmëron disa largime nga Barcelona

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk janë të pakta, pasi Coutinho pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha angleze dhe në Ligue 1.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Manchester Unitedi Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të gjitha të interesuar për transferimin e Coutinhos në verë.

Fituesit e Ligës së Evropës, Chelsea e shohin brazilianin si zëvendësim për Eden Hazardin që po largohet në drejtim të Real Madridit.

Megjithatë, Chelsea është ende nën një ndalim të transferimeve nga FIFA shkaku i disa parregullsive me fëmijë, ndërsa janë duke luftuar nëpër gjykata për të shlyer këtë dënim.

Lexo po ashtu Hazard, Bale, Pogba – këto janë 10 transferimet që mund të kushtojnë mbi 100 milionë euro këtë verë

Unitedi gjithashtu thuhet se ka një interesim të madh në 26-vjeçarin, por interesi i tyre varet nga largimi i lojtarëve dhe dështimi i tyre për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve gjithashtu luan rol.

PSG thuhet gjithashtu se është një admirues i ish-yllit të Interit, por përsëri gjendja e tyre financiare është e pasigurt dhe mund të duhet të bëjë shitje përpara se të marrë parasysh lëvizjet e mëdha të verës. /Telegrafi/  

Exit mobile version