Telegrafi

Gjigantët evropianë alarmohen pasi drejtori i Dortmundit konfirmon klauzolën për blerjen e Haaland

Drejtori menaxhues i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka konfirmuar se kontrata e sulmuesit Erling Haaland përmban një klauzolë blerjeje.

Opsioni pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni dhe kap vlerën e 65-75 milionë euro, mes interesimit nga Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona.

Watzke pranon se ata duan një vendim nga Haaland për të ardhmen e tij së shpejti për të ndihmuar me planifikimin e tyre afatgjatë.

Lexo po ashtu Raiola tregon se Haaland posedon shtëpi në Spanjë, alarmohen përsëri Barcelona dhe Real Madridi

“Unë mendoj se ne do të flasim në javët e ardhshme”, ka thënë fillimisht Watzke për mediat.

“Ne nuk jemi vetëm në kontroll. Ne jemi pak të varur nga shenjat që vijnë nga ai dhe këshilltari i tij (Mino Raiola)”.

“Nuk ka asnjë presion për të negociuar që tani duhet të zgjasim kontratën”.

Lexo po ashtu Borussia Dortmund dëshiron t’i ofrojë rinovim Haalandit, por oferta ka një ‘truk’ në lidhje me klauzolën e tij

A e shkakton ai klauzolën apo jo?, ishte pyetja vendimtare e cila mori konfirmim nga Watzke.

“Megjithëse ne nuk po përpiqemi, shpresojmë ta zbulojmë deri në mars ose prill”, përfundoi drejtuesit i Dortmundit. /Telegrafi/