Dy klubet e mëdha të Ligës Premier, Chelsea dhe Manchester United janë gati të garojnë këtë verë për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.
Sipas gazetës Tuttosport, e ardhmja e Dybalas në Torino po duket e dyshimtë, me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Zonja e Vjetër thuhet se do të kërkojë të shesë një pjesë të yjeve të tyre më të paguar pasi ka probleme financiare këtë vit.
Dybala ka qenë një figurë periferike nën urdhrat e Andrea Pirlos, dhe ndërsa trajneri i Juves ka insistuar se ai do të qëndrojë i vendosur, Blutë dhe United po interesohet për transferimin e tij.
Sidoqoftë, Tuttosport shton se Paris Saint Germain është ‘në pozicion të mirë’ për Dybala, në një lëvizje që do ta shihte atë të bashkohej me bashkëkombësin e tij argjentinas Mauricio Pochettino, si dhe super yjet si Kylian Mbappe dhe Neymar.
Juventusi njoftoi një humbje prej 100 milionë eurosh për gjashtë muajt e parë të 2020-21 dhe janë vendosur të shesin një numër lojtarësh për të mbajtur financat e tyre të qëndrueshme. /Telegrafi/