Telegrafi

Gjigantët anglezë në ‘luftë’ për James Rodriguezin

James Rodriguez (Foto: Kiyoshi Ota/Getty Images/Guliver)

Ylli kolumbian, James Rodriguez, ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze të cilët duan transferimin e tij në verë.  

Kolumbiani ka kaluar dy vitet e fundit në huazim te Bayern Munichu, por gjermanët nuk duan të shfrytëzojnë mundësinë për ta nënshkruar atë përgjithmonë.

Rodriguez është vendosur të kthehet në Madrid para se të vendoset destinacioni i tij i ardhshëm, pasi nuk pritet të bëjë vend tek Mbretërit.

Lexo po ashtu PSG ka gati ofertën për James Rodriguez

Trajneri Zinedine Zidane po bëhet gati për ndryshime të mëdha në skuadrën e tij dhe ylli kolumbian nuk bënë pjesë në këto plane.

Megjithatë, Rodriguez pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha evropiane, në veçanti ato angleze nga Liga Premier.

Lexo po ashtu Unitedi dhe Chelsea do të tentojnë transferimin e Rodriguezit në verë

Sipas mediumit The Mirror, mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit ka përfunduar në listën e dëshirave të Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit.

Bayerni e pati mundësinë e blerjes së lojtarit për 40 milionë, por në rast shitje diku tjetër, Reali do të kërkoj të fitojë më shumë, rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/