Ylli kolumbian, James Rodriguez, ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha angleze të cilët duan transferimin e tij në verë.
Kolumbiani ka kaluar dy vitet e fundit në huazim te Bayern Munichu, por gjermanët nuk duan të shfrytëzojnë mundësinë për ta nënshkruar atë përgjithmonë.
Rodriguez është vendosur të kthehet në Madrid para se të vendoset destinacioni i tij i ardhshëm, pasi nuk pritet të bëjë vend tek Mbretërit.
Trajneri Zinedine Zidane po bëhet gati për ndryshime të mëdha në skuadrën e tij dhe ylli kolumbian nuk bënë pjesë në këto plane.
Megjithatë, Rodriguez pëlqehet shumë nga skuadrat e mëdha evropiane, në veçanti ato angleze nga Liga Premier.
Sipas mediumit The Mirror, mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit ka përfunduar në listën e dëshirave të Liverpoolit, Manchester Unitedit dhe Arsenalit.
Bayerni e pati mundësinë e blerjes së lojtarit për 40 milionë, por në rast shitje diku tjetër, Reali do të kërkoj të fitojë më shumë, rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/