Skuadra e mëdha angleze janë futur në garë për të siguruar shërbimet e talentit francez të Lyonit, Nabil Fekir.
Gjatë të dielës u raportua se Lyoni është bindur ta lë të lirë Fekirin, por vetëm për çmimin e kërkuar.
Çmimi që duhet skuadrat e interesuara ta paguajnë për sulmuesin francez është plot 60 milionë euro.
Kjo shifër mendohet se nuk është e madhe për gjigantët anglez, të cilët gjatë verës pritet të zhvillojnë një ‘luftë’ për transferimin e tij.
Sipas mediumit francez L’Equipe, Chelsea është bashkuar me skuadrat tjera në ndjekjen e Fekirit të Lyonit.
Ylli i skuadrës francez është duke shijuar sezonin e tij më të pjekur deri tani me 22 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat.
Liverpooli u raportua të ishte në ‘pole-position’ për ta nënshkruar atë në verë, por tani Blutë janë konkurrent i fort në këtë garë.
Arsenali gjithashtu thuhet se mendon ta ribashkoj sërish me Alexandre Lacazette, por me Arsenalin që dështoi në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë me radhë, është shumë e vështirë. /Telegrafi/