Telegrafi

Gjigantët anglezë mbeten të interesuar për Asension

Arsenali dhe Liverpooli mbeten të interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Marcos Asensio.

Sipas Diario Gol, Arsenali dhe Liverpooli janë ende të interesuar për të fituar shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Është sugjeruar gjithashtu që edhe skuadrat e madhe italiane, Juventusi dhe Interi janë gjithashtu pretendues potencialë për transferimin e Asensios.

Asensio mbylli një sezon brilant me një gol në fitoren 4-1 të Realit ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve muajin e kaluar.

Para kësaj, ai kishte nëntë gola në të gjitha garat për kampionët e La Ligas.

Asensio dëshiron të provojë veten në Real, por dëshiron një kontratë të re me kushte të përmirësuara.

Liverpooli dhe Arsenali mund ta provojnë vendosmërinë e tyre me një ofertë të lartë për spanjollin. /Telegrafi/