Telegrafi

Gjigantët anglez kërkojnë Modricin

Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.

Mesfushori kroat është ndër më meritorët që Real Madrid ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe një La Liga viteve të fundit.

Paraqitjet e mira të tij kanë bërë që Modric të konsiderohet nga skuadrat e mëdha evropiane edhe përkundër moshës së tij që i ka kaluar të 30-tat.

Lexo po ashtu Rakitic: Modric u përpoq të më transferojë te Reali

Sipas Diario Gol, edhe Modrid mund të konsideroj një transferim diku tjetër gjatë afatit kalimtar veror.

Për të fituar shërbimet e tij në garë janë dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Arsenali, që do të provojnë gjatë verës transferimin e tij.

Megjithatë, anglezët nuk do ta kenë të lehtë pasi në garë për transferimin e tij janë edhe PSG dhe Bayern Munich. /Telegrafi/