Telegrafi

Gjigantët anglez dëshirojnë Brozovicin

Marcelo Brazovic ka përfunduar në radarin e Liverpoolit dhe Arsenalit.  

Gjiganti italian janë të gatshëm të heqin dorë dhe të shesin mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, gjatë kësaj vere.

Kjo pasi, mendojnë që me paratë e fituara nga shitja e ish-futbollistit të financojnë lëvizjet për Antonio Candreva dhe Gabriel Jezus.

Lexo po ashtu Thohir mbështet Mancinin e Icardin

Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, skuadrat e forta angleze, Liverpool dhe Arsenal kanë nxitur një interes të madh për Brozovicin.

Megjithatë, për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat, skuadrat angleze duhet të paguajnë së paku 30 milionë euro, pasi Interi nuk dëshiron të dëgjoj nën këtë shifër. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet