Marcelo Brazovic ka përfunduar në radarin e Liverpoolit dhe Arsenalit.
Gjiganti italian janë të gatshëm të heqin dorë dhe të shesin mesfushorin kroat, Marcelo Brozovic, gjatë kësaj vere.
Kjo pasi, mendojnë që me paratë e fituara nga shitja e ish-futbollistit të financojnë lëvizjet për Antonio Candreva dhe Gabriel Jezus.
Sipas gazetës italiane, Gazzetta dello Sport, skuadrat e forta angleze, Liverpool dhe Arsenal kanë nxitur një interes të madh për Brozovicin.
Megjithatë, për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat, skuadrat angleze duhet të paguajnë së paku 30 milionë euro, pasi Interi nuk dëshiron të dëgjoj nën këtë shifër. /Telegrafi/