Site icon Telegrafi

Gjermania publikon listën e plotë të ndihmës ushtarake në Ukrainë

Gjermania ka publikuar listën e plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pasi që atë e rriti në dy miliardë euro.

Në listën e ndihmës ushtarake gjenden topat Panzerhaubitzen 2000, vetura, autoambulanca, pjesë rezervë për MiG-29, mjete të blinduara, tanke, sisteme mbrojtëse kundërajrore si dhe MLRS, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu përfshihen edhe 14.900 mina anti-tank, 500 raketa kundërajrore stinger si dhe 21.8 milionë fishekë për pushkë të ndryshme automatike.

Në anën tjetër, Ukraina nga fillimi i agresionit rus i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që t’i dërgojnë sa më shumë armë për t’u mbrojtur nga pushtuesit.

Lexo po ashtu Imazhi satelitor tregon kraterin masiv, pas sulmit të ukrainasve mbi depon e municionit rus në rajonin e Khersonit

E ishte SHBA-ja dhe Britania e Madhe ndër vendet e para që reaguan, duke dërguar sasi të mëdha armatimi.

Madje sistemi raketor amerikan HIMARS së fundmi po tregohet shumë efektiv në luftën në Ukrainë, kjo pasi ukrainasit po godasin çdo ditë e më shumë objektivat ushtarake ruse.

Kjo armë ishte kërkuar me ngulm nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për shkak të precizitetet të paparë dhe rrezes së veprimit që ka ky sistem raketor. /Telegrafi/

Exit mobile version