Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dënoi deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan rreth të parit të shtetit francez, Emmanuel Macron.
“Sulmet personale të Erdoganit ndaj Macronit janë të papranueshme”, tha Maas, raporton deutschewelle.
Ministri konfirmoi se Berlini është solidarizu me Francën për çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit islamik, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, Maas pohoi se këtë nuk ka të bëjë me “miliona myslimanëve që i binden ligjit, që jetojnë në Evropë”, por me “ekstremistë të dhunshëm dhe vrasës”.
“Do të luante në duart e atyre që duan të ndajnë shoqërinë tonë. Ne nuk do ta pranojmë atë”, tha Maas.
Më parë këtë muaj, Macron njoftoi plane gjithëpërfshirëse për të goditur radikalët islamikë në Francë, duke thënë se Islami ishte globalisht në “krizë” për shkak të rritjes së fundamentalistëve. /Telegrafi/