Telegrafi

Gjenerata e re e BMW X1 (Foto)

Gjenerata e re e konceptit X1 të BMW-së është parë duke u testuar në një pistë të Kinës, që paralajmëron se firma gjermane shumë shpejt do të prezantojë modelin e ri të ‘crossoverit’.

Në disa fotografi të publikuara shihet modeli X1 i kamufluar, por me një pamje agresive dhe spekulohet se do të prezantohet në tregun amerikan si model i vitit 2016.

X1 për herë të parë në Amerikë ishte shfaqur në 2012, edhe pse kishte dalë në shitje tre vjet më parë, transmeton Koha.

Në veturë janë bërë disa ndryshime të mëdha, por këto do të shërbejnë si paralajmërim për arritjen e modelit të ri që besohet se do të prezantohet në panairin e veturave që do të mbahet në New York gjatë muajit prill.

BMW ka bërë ndryshime edhe në motor. Kompania gjermane ka vendosur motorin B48-series 2.0 l turbo që ka kapacitetin 231 KF. BMW ka menduar edhe për motorët me naftë 1.5 l me tre cilindra. /Telegrafi/