Audi A8 aktual do të dalë në pension në qershor të vitit 2016, ndërsa gjenerata e re e kësaj veture (me etiketën D5), sipas njoftimeve aktuale, duhet të jetë “sedani më i bukur luksoz” në dispozicion për konsumatorët.
Me dizajn tërheqës, për të cilin do të kujdeset dizajneri i njohur Marc Lichte, i cili thotë se modeli i ri do të jetë një kombinim i elegancës britanike, veturave italiane sportive dhe besueshmërinë e veturave gjermane, transmeton Koha.net.
Kjo veturë do të ketë një enterier të rehatshëm dhe të gjerë, e cila sipas studios “Prologue”, do të ketë instrument-tabelën digjitale dhe multi funksionale, siguri më të madhe dhe shumë sisteme ndihmëse për shoferin.
Audi A8 i ri do të tërheqë vëmendjen edhe me gamë e motorëve. Para së gjithash, në ofertë do të ketë motorin 6.0-litër W12me kapacitet prej 585 kuaj fuqi, motorin 4.0-litër V8 i versionit S8 dhe me kapacitet prej 580 kuaj fuqi, motorin e ri dizel V6 me kapacitet prej 286 kuaj fuqi etj.
Në ofertë gjithashtu do të jetë edhe versioni Plug-in hibrid në kombinim me motorin benzinë V6dhe motorin elektrik.
Modeli i ri po ashtu do të posedojë amortizatorët me ajër të modifikuar, sistemin Audi Drive Select të modifikuar, sistemin për lëvizje Quattro me të gjitha rrotat, marshin automatik me 8 shpejtësi.
Gjithashtu në ofertë do të jetë edhe një version me boshtin e rrotave më të zgjeruar dhe me më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme.