Në disa komente jashtëzakonisht optimiste, gjenerali amerikan Mark Milley ka thënë se Ukraina ka “rritur ndjeshëm” aftësitë e saj dhe është në një pozicion për të sulmuar.
Duke folur në podkastin e “Foreign Affairs”, ai tha: “Ukrainasit tani kanë aftësinë për të sulmuar, ata mund të kryejnë operacione sulmuese dhe gjithashtu kanë aftësinë për t’u mbrojtur, të përmirësuar ndjeshëm nga ajo që ishin vetëm një vit më parë për operacionet konvencionale”.
“Unë mendoj se aftësia e tyre është rritur ndjeshëm. Kështu që ata mund të bëjnë ose sulm ose mbrojtje”.
Megjithatë, kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët tha se ai nuk donte të sugjeronte nëse Ukraina do të fillonte kundërsulmin e saj të planifikuar në javët e ardhshme.
“Kjo do të varet nga ata”, citohet të ketë thënë më tej ai.
Zyrtarët ukrainas deri më tani kanë qenë të rreptë për detajet e kundërofensivës, e cila ishte caktuar të fillonte në pranverë.
Deklarata e tij vjen pasi shefi i mbrojtjes së Rusisë të martën i kërkoi një kompanie shtetërore të dyfishojë prodhimin e saj të raketave.
Kërkesa erdhi pasi një kundërofensivë e mundshme ukrainase po afrohet dhe të dyja palët në luftën 14-mujore thuhet se po përjetojnë një krizë municioni.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke folur në një takim me drejtues të lartë ushtarak, tha se Korporata Tactical Missiles në pronësi shtetërore kishte përmbushur kontratat e saj në kohën e duhur.
Por, shtoi Shoigu, “tani tani është e nevojshme të dyfishohet prodhimi i armëve me precizion të lartë në kohën më të shkurtër të mundshme”.
Analistët janë përpjekur të kuptojnë nëse Rusisë po i mbarojnë municionet me precizion të lartë, pasi breshëritë e saj me raketa kundër Ukrainës janë bërë në shkallë më të vogla. /Telegrafi/