Site icon Telegrafi

Gjendja e lidhur me ciklin menstrual që shkakton shqetësim të madh

(Foto: Pexels)

Një gjendje ekstreme hormonale ka bërë që disa femra të përballen me shqetësime emocionale për shkak të mungesës së ndihmës. Çrregullimi disforik premenstrual (PMDD), i cili lidhet me ciklin menstrual, mendohet se prek më shumë se një në 20 femra.

Ato që vuajnë nga ky problem kërkojnë që studentët e mjekësisë të marrin arsim të detyrueshëm për këtë gjendje që etiketohet si ‘përbindëshi i keq’ brenda saj.

Nga qeveria e Uellsit kanë thënë se kanë kuptuar se kishte njohje të pamjaftueshme të PMDD dhe pasojat e këtij çrregullimi.

Lexo po ashtu Çfarë do të thotë kur keni ovulacion me dhimbje: Sikleti momental është normal, por mund të jetë shenjë e pesë problemeve serioze

Disa nga aktivistet që kërkojnë vetëdijesim më të madh për këtë gjendje, pohojnë se “cikli menstrual ndonjëherë më bën të dëshiroj t’ia marr vetes jetën” duke shtuar se “fshehja dhe heshtja është ajo që mund t’i vrasë njerëzit, jo sëmundja apo çrregullimi”.

PMDD shkakton një sërë simptomash mendore dhe fizike dy javë para menstruacioneve, duke përfshirë zemërimin, gjendjen depresive dhe ankthin – të cilat tërhiqen plotësisht gjatë menstruacioneve.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Çrregullime Premenstruale, 34 për qind e atyre që janë diagnostikuar me këtë gjendje kanë tentuar vetëvrasjen.

Femrat që vuajnë nga kjo gjendje thonë se gjatë kësaj periudhe mund t’i marrin vendimet më të këqija në jetë, për më shumë disa prej tyre kanë pohuar se kanë pasur mendime vetëvrasëse.

Lexo po ashtu Si ndikojnë menstruacionet në karrierën e një gruaje?

Sipas të dhënave nga 5 deri në 8 për qind e femrave që kanë cikël menstrual vuajnë nga PMDD, ndërsa disa prej tyre e kuptojnë se diçka nuk është në rregull që nga fillimi i ciklit, porse kalojnë shumë vite derisa diagnostikohen me këtë gjendje.

Problemet që rrjedhin nga kjo gjendje konsiderohen komplekse, ndërsa ka pak njohuri në lidhje me PMDD, me të cilën duhet të merren dhe të punojnë së bashku ekspertët e shëndetit mendor, gjinekologët dhe ata të kujdesit primar.

Në udhëzimet e NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli) u rekomandohet atyre që dyshojnë se vuajnë nga PMDD që të mbajnë ditar për shënimin e simptomave të tyre dhe ato t’i prezantojnë mjekut familjar. /Telegrafi/

Exit mobile version