Telegrafi

Gjendet një veturë e djegur afër vendit ku ndodhi vrasja në Prishtinë

Një veturë e djegur është gjetur rreth dy kilometra larg vendit ku ka ndodhur një vrasje sonte në Prishtinë.

Perimetri rreth veturës, e cila gjendet afër Lagjes së Spitalit, është rrethuar me shirit nga Policia e Kosovës.

Qendra e Zjarrfikësve në Prishtinë ka konfirmuar për Kallxo.com se kanë fikur zjarrin në një veture të djegur pak minuta më parë.

As ata nuk kanë dhënë detaje nëse kjo lidhet me këtë rast.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “C”, ka mbetur i vdekur një person.

Lexo po ashtu Vritet një person në Prishtinë

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”, ka njoftuar Borovci.