Telegrafi

Gjendet një person i alivanosur në Gjilan

Në një rrugë në rrethana dhe shkaqe të panjohura është gjetur i alivanosur një person.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00 në fshatin Livoq i Epërm, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima pa vetëdije është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Sipas familjarëve, viktima kohëve të fundit ishte duke u shoqëruar me disa persona problematikë. Me vendimin e prokurorit është iniciuar rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/