Një person ka njoftuar se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur enjten rreth orës 12:50, në Lipjan.
Po ashtu thuhet se njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim i FSK-së dhe KFOR-it, të cilët kanë bërë shpërthimin e mjeteve pa ndonjë incident.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e tij ka gjetur një qese të zezë në të cilën ishin dy granata dore. Njësia policore ka sigluara vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë ekipi për deminim e FSK-së dhe KFOR-it që e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Telegrafi/