Christian Eriksen ka bërë me dije se dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspur.
Mesfushori danez javë më parë deklaroi se është i gatshëm për ta bërë një hap të madh në karrierën e tij.
Ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë, pasi danezi po kërkohet në pesë ligat e mëdha evropiane.
Real Madrid, Juventus, Inter, PSG, Bayern Munich dhe Manchester United janë skuadrat që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e tij.
Por problemi mbetet tek çmimi i lartë që Tottenham po kërkon për lojtarin e tyre prej 100 milionë funteve.
The Sun ka raportuar se Spurs nuk duan të dëgjojnë për ofertat më të ulëta se 100 milionë funte për yllin e tyre.
Gjithsesi skuadra favorite për të nënshkruar me 27-vjeçarin mbetet Real Madrid që është gati të përfshijë edhe lojtarë si Dani Ceballos apo Gareth Bale në këmbim të Eriksen. /Telegrafi/