Telegrafi

Gjashtë persona u vranë në një sulm me dron rus në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm me dronë rus në qytetin ukrainas të Kharkiv.

Kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se dronët Shahed të prodhuar nga Irani goditën disa ndërtesa, duke përfshirë blloqe apartamentesh.

Sulmet në Kharkiv, qyteti më i afërt me kufirin rus, janë intensifikuar javët e fundit. Zyrtarët ukrainas thanë se qyteti mund të jetë objektivi i një ofensive të ardhshme ruse.

Lexo po ashtu A do përballet Rusia me një epokë më të ashpër të sundimit të Putinit pas sulmit në Moskë?

“Ky sulm ndaj banorëve paqësorë të Kharkiv dëshmon edhe një herë se Rusia është një shtet terrorist”, shkroi Terekhov në aplikacionin e mesazheve Telegram. Të paktën 10 persona u plagosën në sulm, shtoi ai.

Në fotot e pa verifikuara të publikuara nga policia ukrainase, në vend shihen shpëtimtarët dhe duken objekte të dëmtuara dhe të djegura.

Të enjten, forcat ruse sulmuan Kharkivin me dronë, duke lënë të paktën katër të vdekur, sipas zyrtarëve ukrainas. /Telegrafi/