Telegrafi

Gjashtë klube të Ligës Premier janë vënë pas Vedat Muriqit, në verë pritet luftë e nxehtë për sulmuesin shqiptar

Vedat Muriqi vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të mirë në kampionatit turk, ku në çdo ndeshje skuatë nga klubet të ndryshme janë në shkallët e stadiumit për ta vëzhguar.

Së fundmi Tottenham Hotspur përsëri ka dërguar skautë në ndeshjen që Fenerbahce e luajti kundër Trabzonspor të shtunën, për ta parë nga afër Vedat Muriqin.

Po ashtu edhe Manchester United ishte përfshirë në një interesim për 25-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Vedat Muriqi Foto: Fenerbahce SK/Twitter

Sulmuesi kosovar ka pasur formë mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 13 herë në 21 paraqitje në të gjitha garat për klubin turk.

Sipas Turkish-Football, edhe klubet Aston Villa dhe Leicester City, kishin përfaqësuesit e tyre në këtë ndeshje.

Në ditët e fundit ishin folur edhe për interesimin e Brighton dhe Burnley, me këta të fundit që kishin dërguar edhe ofertë zyrtare.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Muriqi ra fillimisht në sytë e klubeve angleze, në ndeshjen mes Kosovës së Anglisë (5-3), ku një gol nga pika e bardhë. /Telegrafi/