Në dy mbrëmje u shënuan hiq më pak se 54 gola në Ligën e Kampionëve.
Gola shumë të bukur, por edhe nga ata që ngritën të gjithë në këmbë.
Por gjashtë prej tyre ishin fantastik. Më poshtë mund t’i gjeni gjashtë golat më të bukur të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Quincy Promes – Spartak Moska- Sevilla
Spartak shënoi fitore të madhe ndaj Sevillas me rezultat 5-1.
Disa lëvizje të frikshme të Quincy Promes dhe një gol fantastik.
https://twitter.com/TeritorioGame/status/920600290046500865
Miralem Pjanic – Juventus – Sporting
Boshnjaku mori një faul në hyrje të zonës. Miralem Pjanic, mori vet përsipër që ta gjuaj dhe shënoi një gol të bukur.
https://twitter.com/KingIdris1111/status/920734046325559297
Kylian Mbappe – Anderlecht – PSG
Ishin vetëm minutat e parë të ndeshje Anderlecht – PSG, por për skuadrën franceze kjo nuk prish punë.
Kombinim i bukur i Dani Alves me Kylian Mbappen dhe francezi nga një kënd pothuajse i vdekur shënon për 1-0.
Mbappe! https://t.co/tc1FiHmLvp
— thread sheeran. (@0laotan) October 18, 2017
Lionel Messi – Barcelona -Olympiakos
Në këto ditë nuk mund të krijosh një listë dhe në të të mos gjendet Lionel Messi.
Goditja e dënimit e shënuar ndaj Olympiakos, ishte shumë e bukur, duke e futur këtë gol edhe listë.
https://twitter.com/mediaculesvid05/status/920744462564802560
David Luiz – Chelsea – Roma
David mund të luajë në mbrojtje, por edhe në mesfushë. Ai fillimisht gjuan , por topi i tij kthehet.
Goditja e dytë ishte aq e fortë as që portieri Alison nuk mundi të bëjë diçka më shumë. Gol shumë i bukur.
David Luiz gives Chelsea the lead with this beauty! 1-0 https://t.co/MOkQf6a5sV
— Transfer Man (@_transferman) October 18, 2017
Edin Dzeko – Chelsea-Roma
Goli i javës vjen nga Edin Dzeko. Boshnjaku mori një top nga gjysma e fushës dhe me një goditje të fortë në hyrje të zonës, shënoi gol të bukur.
I know we've all seen it but Dzeko's volley is roughly 89% better with Italian commentary. (Via @NaplesAndNapoli)https://t.co/OTeBtWSuMv
— HLTCO (@HLTCO) October 19, 2017
Një gol që nuk e sheh shpesh dhe të provosh ndonjëherë mund të kthehet në njeri qesharak. /Telegrafi/