Afati i transferimeve për futbollistë është i hapur edhe dy javë.
Por disa futbollistë që kanë shprehur gatishmëri për largimin nga skuadra ende nuk ia kanë arritur qëllimit.
Ka nga ta që kanë zgjedhur bojkotin e stërvitjeve ndaj skuadrave aktuale duke kërkuar largimin me çdo kusht.
E përditshmja gjermane, ‘Kicker’ ka zbuluar listën me gjashtë futbollistë që kanë bojkotuar stërvitjet deri në largim, shkruan Telegrafi.
Në këtë listë janë emra të mëdhenj si Diego Costa, Ousmane Dembele, Geoffrey Kondogbia por edhe një futbollist shqiptar, Florent Hadergjonaj.
Hadergjonaj ka kërkuar largimin nga Ingolstadt për t’iu bashkuar Stuttgartit që ka ofruar mbi 4,5 milionë euro por klubi nga Bavaria ende nuk i ka dhënë lejen e largimit.
Kësisoj Hadergjonaj si pjesa tjetër e futbollistëve në këtë listë ka bojkotuar stërvitjet duke u treguar rebelë deri sa klubi ta lë të lirë t’i bashkohet Stuttgartit.
Të gjithë futbollistët në këtë listë kanë bojkotuar stërvitjet me skuadrat e tyre duke kërkuar largimin. /Telegrafi/