Sulmuesi francez, Olivier Giroud, kompletoi kalimin te tij te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Francezi nuk e ka parë veten pjesë të Arsenalit pasi Topçinjtë konfirmuan transferimin e Aubamyeang.
Dhe, ai menjëherë kaloi te Chelsea, një transferim që e pa Michy Batschuayin duke kaluar drejt Dortmundit.
Vet Girous tashmë është prezantuar si lojtar i ri i Bluve dhe pritet menjëherë të fillojë përgatitjet me skuadrën.
“Chelsea është një prej klubeve më të mëdha në Ligën Permier. Ata kanë fituar më së shumti trofe në gjashtë – shtatë vitet e fundit. Është klub i madh dha jam krenar për Chelsean”, u shpreh Giroud për faqen zyrtare.
Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia u shpreh e ngazëllyer për transferimin.
“Olivier është një talent i dëshmuar në nivelin më të lartë dhe ne jemi të kënaqur që mund ta quajmë lojtar të Chelseat. Ai është transferim fantastik”, shtoi drejtoresha e Bluve.
Giroud i bashkohet bashkëkombasve N’Golo Kante dhe Tiemoue Bakayoko. /Telegrafi/