Telegrafi

Giroud: Kam bërë gjithçka në janar që të largohesha nga Chelsea, Interi ishte shumë i interesuar

Olivier Giroud ka thënë se ai ka bërë gjithçka në afatin e janarit që të largohej nga Chelsea.

Sulmuesi francez nuk ishte në planet e Frank Lamapardit në fillim të këtij sezoni, derisa po planifikonte të largohej në fillim të këtij viti nga Stamford Bridge.

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë i hapur rreth vështirësive që hasi në fillim të këtij edicioni, gjersa ishte shumë pranë kalimit te Interi.

“Të jem sinqertë, unë e shikoja veten në çdo skuadër në afatin e janarit, por vetëm te Chelsea jo. Kam kaluar nëpër gjashtë muaj shumë të komplikuar”, ka thënë Giroud.

“Kjo ishte se pse dëshiroja të largohesha në janar. Kam bërë gjithçka që të largohem në janar. Me një bashkëpunim, Chelsea vendosi që unë të qëndroja”.

“Klubi më i interesuar ishte Interi. Në fund të afatit kalimtar edhe Lazio më kërkoi, kishte interesim edhe nga Tottenham Hotspuri”, ka shtuar më tej ai.

Giroud me shumë gjasë do të largohet në afatin e verës, derisa Nerazzurët vazhdojnë të jenë të interesuar për të. /Telegrafi/