Olivier Giroud duket se nuk do të vazhdojë edhe gjatë të jetë pjesë e Chelseat.
Sulmuesi francez nuk është duke luajtur rregullisht me skuadrën londineze dhe mund të largohet në janar.
Kontrata aktuale e francezit me Chelsean skadon në verën e vitit 2019.
Giroud po pret rinovimin e kontratës, por deri më tani drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar një gjë të tillë.
Së fundmi në garë për francezin është futur skuadra e madhe turke Besiktas.
TRTSpor ka raportuar se drejtuesit e Besiktasit e dëshirojnë transferimin e francezit në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni i shumëfishtë turk është gati të ofrojë rreth gjashtë milionë euro për transferimin e Giroudit në janar.
Për 32-vjeçarin është gati një kontratë për dy vite e gjysmë me pagë prej tre milionë eurove në stinor.
Giroud në anën tjetër po kërkohet edhe nga skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille. /Telegrafi/