Site icon Telegrafi

Giresse flet për ndeshjet e vështira dhe të lehta

Alain Giresse në konferencë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka folur në konferencën për media rreth ndeshjeve të qershorit dhe objektivave të Dardanëve.

Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këto ndeshje dhe kualifikimet në përgjithësi ka folur përzgjedhësi i Kosovës, Giresse, i cili është pyetur edhe rreth ndeshjes më të vështirë.

Lexo po ashtu Giresse konfirmon largimin e Edvin Kurtulus nga Kosova te Suedia

“Nuk ka ndeshje të lehtë. Sepse nëse nisemi me mendimin se për neve ekziston ndeshje e lehtë, është nisje drejt dështimit”, ka thënë fillimisht Giresse.

“Në futboll duhet modesti. Duhet të japim maksimumin dhe jo të hyjmë me mendimin se kjo ndeshje është më e vështirë, e kjo më e lehtë”.

Lexo po ashtu “Pse të mos jemi në vendin e parë”, Giresse flet për objektivin e Kosovës

“Historia e dëshmon se jo çdoherë favoriti e fiton ndeshje”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë e luan me 2 qershor në udhëtim te Qipro. /Telegrafi/

Exit mobile version