Sulmuesi i Cagliarit, Giovanni Simeone e pranon se dëshiron të luajë për babanë e tij te Atletico Madridi dhe e konsideron Gonzalo Higuainin model të tij.
Giovanni është djali i trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, por sulmuesi e bëri të qartë që ai do të nënshkruante për spanjollët edhe nëse babai i tij nuk do të ishte trajner.
“Më shumë se gjithçka tjetër”, ka thënë fillimisht Giovanni për ESPN kur u pyet nëse dëshiron të luajë për Los Colchoneros.
“Kjo është sepse gjithmonë kam dashur të shkoj atje si një djalë i ri. Është e pashmangshme që unë do të doja të shkoja atje në një moment”.
“Babai im i trajnon ata, por edhe sikur të mos ishte atje unë do të doja të shkoja sepse kjo është ajo që kam ëndërruar që kur isha fëmijë dhe kjo është ajo që dua”.
“Akoma shpresoj se ai mund të bëhet trajneri im një ditë, edhe nëse është e vështirë të nënshkruani për një ekip që trajnon një baba”.”
25-vjeçari pastaj shpjegoi se si sulmuesi i Juventusit, Higuain, është modeli i tij.
“Pipita Higuain [është modeli im që ndjek], pa dyshim. Më pëlqen shumë se si ai sillet në fushë dhe në zonë”.
“Kur Juventusi luan, unë shikoj Pipitën për të parë se si lëviz ai”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/