Santiago Gimenez ka qenë fantastik në fitoren e madhe të Feyenoordit 3-0 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Ylli meksikan ka shënuar dy gola, teksa u shpall edhe futbollisti i ndeshjes ndaj rekordmenëve gjermanë.
Gimenez është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, teksa pikërisht Milani ka shfaqur interesim për shërbimet e tij, por edhe Bayern Munich.
Sulmuesi i Feyenoord, Santiago Gimenez ka komentuar thashethemet për largimin e tij të mundshëm nga klubi.
“A mund të jetë ndeshja ime e fundit për Feyenoord? Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Këto janë javë vendimtare, unë e lë gjithçka në dorën e Zotit. Unë e dua Feyenoord dhe i dua këta tifozë që më kanë dhënë shumë që nga dita e parë dhe do t’u jap shumë gola në këmbim”, tha Gimenez.
23-vjeçari ka pasur formë të shkëlqyer ku në 18 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. Feyenoordi synon që nga largimi i tij të fitoj 45 milionë euro. /Telegrafi/