Telegrafi

Gigi pa makijazh duke ushtruar boks (Foto)

Gjatë fundjavës bashkë me të motrën Bella kanë qenë në qendër të mediave, por duket se Gigi Hadid është e mrekullueshme dhe për diçka tjetër, teksa shfaqet duke bërë boks në palestër.

Modelja 21-vjeçare tregon fizikun e saj mahnitës me veshje sportive. Ajo shfaqet pa tualet dhe flokët bisht, transmeton TCH.

Dukja e modeles pa makijazh

Të dielën motra e Gigi, gjithashtu modele, 20-vjeçarja Bella duket se nuk i ka pëlqyer fakti që ish i dashuri i saj, The Weeknd, është lidhur me shoqen e tyre, Selena Gomez.

Lexo po ashtu Modelet që ngjajnë me njëra tjetrën (Foto)

Motrat kanë postuar në rrjetet sociale pamjet e një ndeshje boksi mes tyre në ring. Së fundmi u raportua se Gigi kishte refuzuar propozimin për martesë të të dashurit të saj Zayn Malik duke u shprehur se “është shumë shpejt”.