Telegrafi

Gigi Hadid imiton Melania Trumpin në skenën e AMA (Video)

Gigi Hadid e ka ngacmuar Zonjën e Parë në pritje, Melania Trump, gjatë monologut hapës të American Music Awards të shtunën mbrëma.

“E dua burrin tim, presidentin Barack Obama dhe fëmijët tanë, Sasha dhe Malia”, ka deklaruar modelja me theks të rrejshëm dhe mimikë duke i mbledhur buzët.

Në këtë mënyrë, ajo e ka ngacmuar Melanian për fjalimin e saj, në të cilin e kishte kopjuar Michelle Obaman.

Hadid, e cila ishte nikoqire e evenimentit së bashku me Jay Pharoah, ka treguar se ishte përgatitur gjatë gjithë javës për ta imituar modelen sllovene që është e martuar me Trump.

Lexo po ashtu Këngëtarja shqiptare tejet e ekspozuar në evenimentin e madh muzikor (Foto)

“Më duhej ta bëja fytyrën e saj”, është shprehur Gigi. /Telegrafi/