Kieran Gibbs po kalon momentet e fundit në Angli te Arsenali.
Mbrojtësi i majtë ka humbur pozitën e titullarit te Arsenal dhe ka kërkuar largimin nga ‘Emirates’.
E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin turk, më saktësisht tek Galatasaray.
Gjiganti turk ka ofruar zyrtarisht tetë milionë euro për transferimin e Gibbsit, ofertë që është pranuar nga Arsenal.
Tani lojtari është duke diskutuar detajet financiare së bashku me agjentin e tij, ku pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.
27-vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2007 dhe ishte larguar vetëm një herë nga klubi londinez si huazim tek Norwich. /Telegrafi/