Reperi shqiptar, Getoar Selimi, do të publikojë shumë shpejt videoklipin e tij të ri, në nderë dhe respekt të Valdrin Sahitit.
Telegrafi mëson se Geti shumë shpejt do të lansojë projektin e ri, i cili kishte rrjedhur kohë më parë në një verzion jo të mirë.
“VS” titullohet projekti i ri i Getoar Selimit dhe është një tekst dedikuar kreatorit Valdrin Sahiti.
Pos që Geti pritet t’i bëjë reklamë brendit VS nga Valdrin Sahiti, ai këtë jo vetëm po e bën për shkak të miqësisë, por edhe të lidhjeve familjare sepse kreatori është djalë i tezes së tij dhe kështu është edhe menaxheri i tij, Dekori.
Ky projekt i cili ishte paraparë të lansohej me një videoklip me disa këngëtare dhe modele por që nuk u realizua kurrë, pritet të marrë formë tjetër së shpejti dhe është pasues për Getoar Selimin, pas suksesit me “S’jena Mo” në bashkëpunim me Majk. /Telegrafi/