Telegrafi

Gerrard votohet si mesfushori më i mirë i Ligës Premier përpara Lampardit dhe Scholesit

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është votuar si mesfushori më i mirë në historinë e Ligës Premier përpara legjendës së Chelseat, Frank Lampard dhe atij të Manchester United, Paul Scholes.

Ish-mesfushori 41-vjeçar i Anglisë fitoi një Ligë të Kampionëve, një Kupë UEFA, dy Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës gjatë një periudhe të jashtëzakonshme në Anfield.

Gerrard, i cili shënoi 186 herë në 710 paraqitje për Liverpoolin, nuk arriti të fitojë asnjë titull në Ligën Premier me Reds, pavarësisht se ishte afër disa herë.

Lexo po ashtu Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave

Faqja e njohur sportive SPORTbible ka publikuar në Tëwitter një sondazh për lexuesit duke kërkuar që fansat të zgjidhin më në fund debatin e nxehtë rreth Scholes, Lampard dhe Gerrard.

Me 30,759 vota brenda sondazhit, Gerrard mori pjesën më të madhe të votave dhe siguroi fitoren në sondazhin e tyre me 43.8 për qind të votave.

Scholes, i cili ngriti 25 trofe gjatë një karriere legjendare në Old Trafford, doli i dyti në sondazh me 28.7 për qind të votave.

Lampard, golashënuesi rekord i Chelseat, doli në vendin e tretë pasi kishte vetëm 18 për qind të votave nga tifozët. /Telegrafi/