Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard është votuar si mesfushori më i mirë në historinë e Ligës Premier përpara legjendës së Chelseat, Frank Lampard dhe atij të Manchester United, Paul Scholes.
Ish-mesfushori 41-vjeçar i Anglisë fitoi një Ligë të Kampionëve, një Kupë UEFA, dy Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës gjatë një periudhe të jashtëzakonshme në Anfield.
Gerrard, i cili shënoi 186 herë në 710 paraqitje për Liverpoolin, nuk arriti të fitojë asnjë titull në Ligën Premier me Reds, pavarësisht se ishte afër disa herë.
Faqja e njohur sportive SPORTbible ka publikuar në Tëwitter një sondazh për lexuesit duke kërkuar që fansat të zgjidhin më në fund debatin e nxehtë rreth Scholes, Lampard dhe Gerrard.
Me 30,759 vota brenda sondazhit, Gerrard mori pjesën më të madhe të votave dhe siguroi fitoren në sondazhin e tyre me 43.8 për qind të votave.
Scholes, i cili ngriti 25 trofe gjatë një karriere legjendare në Old Trafford, doli i dyti në sondazh me 28.7 për qind të votave.
Lampard, golashënuesi rekord i Chelseat, doli në vendin e tretë pasi kishte vetëm 18 për qind të votave nga tifozët. /Telegrafi/
Settle the debate once and for all.
— SPORTbible (@sportbible) February 8, 2022