Telegrafi

Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk më duan, ata e duan Kloppin

Steven Gerrard e ka pranuar se ëndrra e tij është që një ditë të bëhet trajner i Liverpoolit, mirëpo shpreson që Jurgen Klopp të qëndrojë atje edhe për disa vite.

Ish-kapiteni i The Reds e fitoi titullin e Superligës së Skocisë me Rangers për herë të parë në dhjetë vite.

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola për çdo pozitë në këtë shekull

Ky sukses në Skoci vjen derisa Klopp është duke luftuar që të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, pasi aktualisht janë në vendin e tetë në Ligën Premier.

Në një intervistë për ITV, Gerrard ka thënë: “Tifozët e Liverpoolit nuk më duan mua si trajner, ata e duan Jurgen Kloppin që të vazhdojë edhe më tutje dhe unë jam plotësisht me ata”.

Lexo po ashtu Top mesfushorët që kanë shënuar më së shumti gola në këtë shekull

“Ne nuk duhet të flasim për këtë, ne kemi njëri ndër trajnerët më të mirë në botë. Unë e dua atë”.

“Unë shpresoj që ai të qëndrojë edhe për shumë vite atje. Unë kam punën time këtu. Nuk mendoj për këtë gjë dhe Klopp duhet të qëndrojë për shumë vite atje”, ka shtuar më tej legjenda e skuadrës angleze. /Telegrafi/